Site icon Telegrafi

Janet fotografohet me veshje islamike, konfirmon se është bërë myslimane (Foto)

Janet Jackson është fotografuar për herë të parë duke dalë nga shtëpia, qëkur njoftoi se është shtatzënë.

Këngëtarja amerikane është shfaqur krejt e mbuluar, si një myslimane e vërtetë, raporton Telegrafi.

Pas martesës u raportua se ishte bërë myslimane.

Edhe pse nuk është konfirmuar, besohet se ajo është bërë myslimane pasi u martua me miliarderin nga Katari, Wissam Al Manna, në vitin 2012.

Lexo po ashtu Në pritje të fëmijës së parë, por ajo është 50 vjeçe

Fotografitë e bëra nga paparacit e shfaqin Janetin të relaksuar dhe të lumtur, teksa shëtitet me burrin e saj.

Pritet të shihet se si do të rrjedhë jeta dhe karriera e saj pasi të bëhet nënë.

Kujtojmë që Jackson i habiti të gjithë kur deklaroi se do të bëhej nënë për herë të parë, duke qenë se është 50 vjeçare. /Telegrafi/

Jackson i habiti të gjithë kur deklaroi se do të bëhej nënë për herë të parë.
Exit mobile version