Mbi 130 kilogramë marihuanë janë zbuluar mbrëmë në kalimin kufitar Bogorodica në një kamion me targa të Shqipërisë. Vozitësi, 37 vjeçar shtetas i Shqipërisë, është paraburgosur dhe i është caktuar masa 30 ditore e paraburgimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Droga është gjetur në një hapësirë të veçantë në pjesët e kamionit, ndërsa ka qenë e paketuar në 32 qese plastike.
Vozitësi menjëherë ka qenë i arrestuar, ndërsa për shkak rrezikut nga arratisja, pas kërkesës së Prokurorisë Publike në Veles, gjyqtari me procedurë të më herësh me ka caktuar 30 ditë heqje lirie. /Telegrafi/