Site icon Telegrafi

Jane Vellkovski: Nuk më shqetësojnë pengesat e mia, por ato përreth

Jane Vellkovski, 11-vjeçar mbrojtës i të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta, ka dërguar mesazh të fuqishëm tek liderët botëror. Ai thotë: mua nuk më shqetëson pengesa ime, por ato në rrethinë.

Ai dje ka mbajtur fjalim në samitin global të UNICEF-it në New York, me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve në panel diskutimin: “Të mos humbasë asnjë fëmijë: për çdo fëmijë, gjitha të drejtat”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam shumë i lumtur që sot jam këtu. Unë kam lindur me atrofi muskulore kurrizore dhe për shkak të saj përdor karrocën, të cilën e quaj formulë. Por prindërit e mi, prej të vogël më kanë mësuar se mund të bëj gjithçka që bëjnë të tjerët, vetëm në një mënyrë ndryshe. Pasi u rrita ky u bë rregulli im – të mësoj dhe ta shijoj jetën. Shkoj në shkollë dhe kam shumë shokë. Mësoj, shëtis, luaj, por pasioni im më i madh është futbolli”, tha Jane.

Ai shtoi se futbolli i ka ndihmuar të luftojë për të marrë terapi, e ka lidhur me shumë personalitete të famshme dhe e ka bërë luftëtar për barazi në sport.

“Fëmijët si unë, sigurisht ndjehen njëjtë dhe dua t’u them të jenë këmbëngulës dhe asnjëherë të mos heqin dorë nga ëndrra e tyre. T’i tejkalojnë pengesat dhe të bëjnë punë të mira”, tha Jane, i cili dje pati rastin të njihet edhe me futbollistin David Beckham./Telegrafi/

Exit mobile version