Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga ish-presidenti Stevo Pendarovski.
Janë tërhequr ambasadorët Meto Beleski-Bruksel, Katerina Stavrevska-Londër, Zeqir Ramçiloviq-Podgoricë, Pajo Aviroviq-OSBE, Emil Krstevski-Pragë, Jakup Rexhepi-Sarajevë, Agneza Rusi-Sofje, Xhenk Sejfulla-Stokholm.
Arsyeja e kthimit të tyre përmendet si mosrespektimi i nenit 39 të Ligjit për Punë të Jashtme për shkak se ata nuk i kanë paraqitur tezat e tyre diplomatike në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme para se të emërohen si ambasadorë të Maqedonisë./Telegrafi/