Telegrafi

Janë siguruar paratë për blerjen e banesës për Fetahun nga Tetova (Video)

TV21 përsëri sot ka trokitur në derën ku po banon përkohësisht me qira vogëlushi Fetahu me nënën e tij. Ai na priti me shumë gëzim, ndërsa në fytyrën e tij është kthyer buzëqeshja. Pas kronikës të Tv21 për Fetain e vogël, banesa e vogëlushit tani duket kështu. Sapo është publikuar storia për këtë familje skamnore ndihmat kanë nisur të vijnë nga të gjitha anët.

Në ndihmë për të blerë banesën sot ka ardhur edhe shoqta Jetimat e ballkanit. Deri në mes të ditës paratë e banesës u siguruan.

Fetahu tani është me i lumtur. Ëndrrat e vogëlushit ngadal po realizohen Ai shpreson që një ditë do të bëhet zot i vetvetes, që të kujdeset për shtëpinë dhe familjen e tij.

Lexo po ashtu Jetimi që nuk shkon në shkollë, i vjen turp nga përqeshjet që i bëhen në shkollë pasi është fukara (Video)