Site icon Telegrafi

Janë siguruar dokumentet e nevojshme nga Fondi për Inovacione

Me urdhër të Prokurorisë Publike për organizim kriminal dhe korrupsion, Ministri për Punë të Brendshme dje nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ka marr dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me shpërndarjen e grandeve nga Fondi për funksionar të lartë publik.

“Është kërkuar dhe siguruar dokumentacioni i nevojshme”, konfirmojnë për AIM-ën nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Lexo po ashtu Policia hyri në Fondin për Inovacione në Maqedoni

Nga Prokuroria Publike dhe Ministria për Punë të Brendshme nuk kanë komentuar për ngjarjet, sepse bëhet fjalë për procedura para hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version