Një kilometër është krijuar nga veturat para pikë pagesës pranë Velesit, në drejtim të Shkupit, për AIM theksojnë se udhëtarët që janë duke pritur për një kohë të gjatë për të kaluar pikë pagesat në Otovicë dhe liqenit të Velesit.
Për shkak të fundjavës festive dhe të festave të Pashkëve, shumë qytetarë që shkuan në fundjavë, tani po përballen me probleme të kthimit në shtëpi.
Sipas informatave në terren, kolona në zonën e Otovicës, përpara pikë pagesës, arrin deri në tre kilometra.
Nga LAMM nuk kanë dalur me ndonjë informacion për gjendje e rrugëve në Veleshkë. /Telegrafi/