Site icon Telegrafi

Janë shterur mjetet për subvencione për elektro-trotinetët në Shkup

Bashkia e Shkupit informon qytetarët se mjetet janë shterur mjetet e parapara për subvencione për blerjen e elektro-trotinetëve, gjegjësisht sot deri në ora 15:00 kanë ardhur 109 kërkesa.

Me këtë, kushti i thirrjes publike është plotësuar, ndërsa kërkesat e qytetarëve për subvencione për elektro-trotinetëve të punësuarit e arkivit të Bashkisë së Shkupit nuk do t’i pranojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me thirrjen publike për subvencione për blerjen e trotinetëve elektrik, qytetarët e Shkupit kishin mundsinë të blejnë elektro-trotinetë, ndërsa Bashkia e Shkupit do të subvencionojë 50% të vlerës së trotinetit elektronik, por jo më shumë se 10.000 denarë.

Kjo ishte njëra nga masat që Bashkia e Shkupit i ndërmerr në promovimin e mobilitetit dhe transporit alternativ. Këtë vit janë subvencionuar 3.119 qytetarë për blerjen e biçikletave./Telegrafi/

Exit mobile version