Site icon Telegrafi

Janë shpërblyer foto dhe video ngjarjet më të suksesshme të qytetarëve gazetarë

Organizata civile CIVIL sot ka ndarë pesë çmime për foton dhe video ngjarjen më të suksesshme të qytetarëve gazetarë, të cilët flasin për keqpërdorime të të drejtave të qytetarëve dhe të punëtorëve, padrejtësitë sociale, tejkalimet e autorizimeve dhe moskujdesit të institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fitues në këtë cikël të çmimeve është ngjarja e qytetarit gazetar Vullnet Mahmuti, i cili është ndaluar dhe privuar nga liria për xhirimin e protestës së qetë të anëtarëve të ‘Së majtës’ në Shkup.

Artikujt nga qytetarët janë shpërblyer me kupona me vlerë.

Për rëndësinë e gazetarisë foli Xhabir Deralla nga Civil, i cili theksohet se bëhet fjalë për kronika që kanë xhirime jocilësore, por përmbajnë fakte, njofton AIM.

Çmimet janë në kuadrër të projektit ‘Objektivi qytetar’ që CIVIL e zbaton tashmë dy v ite dhe deri më tani janë ndarë gjithsej 70 çmime. /Telegrafi/

Exit mobile version