Site icon Telegrafi

Janë shok skuadre te Barcelona, por Raphinha dhe Araujo u kacafytën shkaku i lojtarit të Real Madridit

 Kombëtarja e Uruguait dhe ajo e Brazilit janë përballur në çerekfinale të Copa America në një ndeshje ku fituesi u bë i ditur vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Pasi 90 minutat përfunduan me rezultat të barabartë 0-0, në penallti më të saktë u treguan uruguaianët që fituan me rezultat 4-2.

Përveç rezultatit të takimit, ajo që mori vëmendjen ishte nja kacafytje që ndodhi në fushë mes dy lojtarëve të Barcelonës.

Ronald Araujo dhe Raphinha ndonëse shok skuadre tek Barcelona, në detyrat me kombëtare ata dëshmuan se të gjithë duhet të bëjnë maksimumin për shtetin e tyre dhe t’i lënë të paktën për 90 minuta raportet kolegiale anash.

Lexo po ashtu Uruguai eliminon Brazilin pas penalltive dhe shkon në gjysmëfinale

Teksa po zhvillohej minuta e 16-të e takimit mes Uruguait dhe Brazilit, Araujo e shtyn në shpinë yllin e ri të Real Madridit, Endrick.

Për t’i dalur atij në mbështetje menjëherë reagoi Raphinha i cili me shpejtësi iu afrua Araujos duke ia kthyer në të njëjtën monedhë.

Megjithatë, duke marrë parasysh se janë shok skuadre tek Barcelona, gjithçka mbeti vetëm në suazat e lojës dhe situata nuk eskaloi më tej.

Kujtojmë se në gjysmëfinale Uruguai do të përballet me Kolumbinë, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është Argjentinë – Kanada./Telegrafi/

Exit mobile version