Telegrafi

Janë shitur mbi 57 milion Xbox 360

Konsola e Microsoftit njëkohësisht është edhe konsola më e shitur gjatë nëntë muajve të kaluar, dhe atë duke iu falënderuar Kinectit, por edhe disa titujve ekskluziv, siç është për shembull Gears of War 3.

Sa për krahasim, Gamespot ka zbuluar se PlayStation 3 deri tani është shitur në përafërsisht 55.5 milion ekzemplarë, derisa Wii i Nintendos është ende i paprekshëm me 89 milion copë të shitura.

Natyrisht, shitja e Xbox 360 po vazhdon të jetë e mirë. Microsoft kështu po përgatit edhe versionet speciale të konsolës, që do të publikohen në pako me Modern Warfare 3 dhe Star Wars Kinect, që pritet të paraqiten vitin e ardhshëm. /Telegrafi/