Së fundmi u zbuluan specifikat e kamerës së ardhshme Hero 8 të GoPro.
Sidoqoftë, siç rezulton, Hero 8 mund të mos jetë kamera e vetme në formacionin e GoPro sepse sipas ekipës së Photo Rumors, ata kanë marrë fotografitë e një kamere tjetër GoPro e cila me sa duket do të njihet si GoPro Max.
Siç mund ta shihni në foton më lart, GoPro Max duket e njohur.
Nëse po pyesni pse ju duket e njohur, kjo është për shkak se GoPro disa vjet më parë kishte lansuar GoPro Fusion, një kamerë e krijuar për të ndihmuar në kapjen e pamjeve 360 shkallë në video.
Besohet se GoPro Max do të jetë pasardhësi i GoPro Fusion, por cilat janë saktësisht ndryshimet, është e paqartë.
Fotografitë e kamerës janë marrë në Ministrinë Japoneze të Komunikimeve, ku ishte regjistruar.
Është vërejtur gjithashtu se kamera është regjistruar edhe në FCC.
Kjo sugjeron që kamera mund të jetë duke u afruar me një lansim. /Telegrafi/