Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – gusht 2022, arrin në 5.396.652.000 euro dhe shënon rritje prej 18.3 përqindëve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar. Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 7.894.510.000, që është 26.2 për qind më shumë se vitin e kaluar. Deficiti tregtar, në periudhën janar – gusht 2022, arrin në 2.497.858.000 euro, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjajshme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulset nga nëngrupa 821.1 dhe feronikeli.
Në importin më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe lëkurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (përveç lëndës së parë) dhe produkte keramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial.
Në periudhën janar – gusht të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në janar – gusht të vitit 2022, është 5.796.404 mijë dollarë amerikan dhe shënon rritje prej 6.0 për qind krahasuar me të njejtën periudhë nga viti paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë, është 8.480.605 mijë dollarë amerikan, që është për 13.2 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Deficiti tregtar, në periudhën janar – gusht të vitit 2022, është 2.684.200 dollarë amerikan.