Vitin e kaluar, Kylie Jenner konfirmoi ndarjen me të dashurin e saj, Travis Scott, dhe deklaroi se ata tani do të përqendrohen në rritjen e vajzës së tyre, Storm.
Por, sipas fotografive të fundit të Kylie që ka publikuar në Instagram, duket se çifti tani kanë rregulluar raportet me njëri-tjetrin.
Të shtunën, 17 tetor, superylli postoi disa imazhe e veshur nga dizajneri Matthew Williams dhe duke i dhënë një ‘goditje’ fansave me pozat përkrah Scott, ku shkroi: “Veshu me Matthew Williams dhe Givenchy, ky koleksion është i mrekullueshëm. Mezi po pres të shihni më shumë”.
Vitin e kaluar në 2019, kur Kylie dhe Scott u ndanë, fansat e saj u ‘tronditën’ meqë u raportua se në të njëjtën natë Jenner ishte shoqëruar me ish-të dashurin e saj, reperin Tyga.
Pas kësaj, kishte disa thashetheme që sugjeronin se Scott mashtroi Kylie dhe për të pastruar gjithë këtë ai bëri një reagim përmes rrjeteve sociale duke theksuar, ‘se këto nuk janë aspak të vërteta’.
“Përqendrimi në jetë, muzikë dhe familje në këtë moment është ajo që është reale”.
Pasi u përhap lajmi për ndarjen e tyre, Travis filloi të aludohej për një romancë dashurie me modelen e quajtur, Rojean Kar, e cila gjithashtu mohoi thashethemet duke thënë: “Asnjë nga këto thashetheme nuk është e vërtetë, është vetëm interneti që krijon një rrëfim të tillë”.
Ndërkohë, burime pranë ish-çiftit thanë për TMZ, se vendimi i tyre për ndarje erdhi pas muajit të mjaltit që ishte plot dashuri e aventura të ndryshme.
Por fotografitë e fundit të Kylie morën reagime të shumta, duke e pyetur: “Ju jeni përsëri bashkë?”. “Kjo është konfuze”. “Ju njerëz jeni rikthyer sërish?”.
Kylie Jenner posted this pic of her and a dude and I did not know who it was until I scrolled to see this shirtless pic of him and it looks exactly like my fortnite character Travis Scott pic.twitter.com/7dugZhRGVo
— phoenix (@phoenixxsstone) October 18, 2020
Për më shumë, presim të shohim reagimet e protagonistëve në ditët në vazhdim. /Telegrafi/