Prokuroria Publike Shkup ka refuzuar paditë penale të paraqitura nga Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov, kundër gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Nga atje thonë se nuk ka dyshim se 5 gjykatësit kanë kryer vepër penale për padinë që është vendosur, respektivisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Akuzuesi ka deklaruar se gjyqtarë nuk kanë vepruar pas tre iniciativave që ai i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, edhe ajo e para për anulimin e Ligjit për Prokurori Speciale Publike e dërguar më 21.10.2015, e dyta për anulimin e vendimit për zgjedhjen për Kryetar të Kuvendit e dërguar më 09.05.2017 dhe iniciative e tretë për anulim të vendimit hyrjen e Republikës së Maqedonisë për anëtarësimin në NATO.
“Prokurori i Përgjithshëm nga Prokuroria Publike e Shkupit i morri gjitha veprimet për hetimin e padive penale. Pas asaj është vërtetuar se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë menjëherë pas ndërmarrjes së iniciatiës, në pajtim me rregulloren e punës të Gjykatës Kushtetuese, janë përcaktuar lëndët të cilat aktivitetet gjyqësore dhe analitike janë marrë vazhdimisht, janë kërkuar të dhënat e nevojshme për vendimmarrje dhe në këtë rastë është bërë një studim krahasues të zgjidhjeve normative dhe vendimeve kushtetuese-gjyqësore. Është kontrolluar edhe praktika e Gjykatës Kushtetuese si element e cila merret parasysh para vendimit të Gjykatës kushtetues”, kumtoi Prokuroria.
Procedura pas dy iniciativave është në Gjykatës Kushtetuese, deri sa iniciativa për anulimin e vendimit për hyrjen e Maqedonisë në NATO është vendosur në seancën e Gjykatës Kushtetuese, ku është marrë vendim për mos lëshimin e një procedure për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë./Telegrafi/