Megjithëse Sue Evans, 46-vjeçare e ka dyfishin e moshës së vajzës së saj Imani, ato kanë një pamje të njëjtë – derisa njerëzit i pyesin, nëse janë motra.
Krejt kjo nuk është diçka e paqëllimshme.
Dyshja nga Shtete e Bashkuara, janë krenare për ngjashmëritë, teksa lidhja emocionale, ka bërë që të bëjnë gjithçka dhe të shkojnë kudo bashkë, transmeton Telegrafi.
Vajza 23-vjeçare, kujdeset për dukjen e nënës së saj, teksa ajo përgatit ushqimin dhe pastron shtëpinë.
Të dyja së bashku e kanë një biznes, që bën shitjen e gjësendeve përmes internetit.
E, kohën e lirë ato e kalojnë duke bërë pazar, ushtrime në palestër dhe masazh e spa. /Telegrafi/