Bazuar në analizat e përgatitura më herët dhe informatave operative, MPB gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll në 24 objekte hoteliere, ku janë vërtetuar mosrespektime të ligjeve në kontekst të orarit të punës, shërbimi i alkoolit për persona të mitur dhe mosdhënia e llogarive fiskale.
“Në tetë objekte hoteliere është evidentuar prani e personave të mitur dhe janë arrestuar katër prej tyre. Dy prej tyre për shkak të përdorimit të substancave narkotike, ndërsa dy të tjerë për verfikim të identitetit”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
Për shkak të parregullsive të vërtetuara, janë mbyllur 13 objekte hoteliere, ndërsa për edukim janë ftuar pesë pronarë të objekteve”, informojnë nga MPB./Telegrafi/