Janë mbledhur rreth 50 metre kub hedhurina në aksionin për mbledhje të hedhurinave të realizuar gjatë fundjavës së fundit në komunën Aerodrom, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aksioni është zbatuar pothujse në të gjithë territorin e komunës së Aerodromit dhe qytetarët kanë mundur të çlirohen nga mobiljet e vjetra dhe të panevojshme, elektrike dhe aparatet elektronike nga shtëpia, njofton AIM.
Ashtu siç informojnë nga komuna e Aerodromit, shërbim të këtillë mund të ketë edhe në ditët tjera me vende të caktuara, ku për detaje dhe informacione mund të merren në numrin kujdestar: 0800 222 33. /Telegrafi/