Pritet që te martohet me të dashurin e saj prej kohësh, Liam Hemsworth, në fund të këtij viti.
Mirëpo babai i Miley Cyrus, Billy Ray Cyrus, ka ngritur dyshime që qifti veçse janë martuar, pas një postimi në Instagramin e tij.
Këngëtari i famshëm ka postuar një fotografi në të cilën shihet Miley e veshur në të bardha.
Ai e postoi fotografinë me mbishkrimin “Unë jam i lumtur kur ti je e lumtur”
Mbishkrimi dhe fustani i Miley nxiti menjëherë fansat që të komentojnë për një martesë të mundshme.
Se a janë martuar Hemsworth dhe Cyrus mbetet të shihet së shpejti.