Ja se nga varet dhe si mund të dalloni sjelljen e maçokut dhe maces
Disa pronarë macesh pohojnë se maçokët pëlqejnë më shumë përkëdheljet se macet, se e pëlqejnë përkëdheljen, se janë më të relaksuar.
Të dy gjinitë janë të fokusuara kryesisht në mbijetesën, riprodhimin dhe mbrojtjen e asaj që është e tyre.
Zakonisht, maçokët janë më agresivë dhe luftojnë për të tyren, gjë që nuk është tipike për macet.
Maçokët janë gjithashtu ata që zakonisht shënojnë territorin e tyre duke urinuar, por edhe macet rrallë e bëjnë këtë, transmeton Telegrafi.
Ekziston gjithashtu një ndryshim i madh midis sjelljes së maçokëve të sterilizuar ose të pasterilizuar dhe maceve të sterilizuara ose të pasterilizuara.
Maçokët e pasterilizuar janë më territorialë dhe për këtë arsye janë më agresivë, por gjithashtu do të sorollaten më shumë. Kjo gjë vlen edhe për macet gjatë sezonit të çiftëzimit, të cilat janë shumë të shkathëta kur vjen puna për t’u arratisur nga shtëpia.
Megjithatë, fakti është se maçokët do të ikin shumë më larg nga shtëpia sesa macet, , të cilat zakonisht ndodhen në afërsi të menjëhershme. /Telegrafi/