Site icon Telegrafi

Janë legalizuar mbi 147000 objekte pa leje në Maqedoni

Sipas raportit të ministrit për transport dhe lidhje, Vllado Misajllovski, vetëm në dhjetë vitet e fundit, në Maqedoni janë legalizuar mbi 147000 ndërtime pa leje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna, Misajllovski i publikoi në raportin e mbrëmshëm të organizuar nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se është arritur qëllimi, që do të thotë se çdo qytetarë mund të aplikojë për legalizim, nëse ka ndërtuar pa leje.

Ministri shpreson që ky numër të rritet edhe më tutje. Më tej, Misajlovski thotë se me ndryshimet e mëhershme ligjore, qytetarët që kanë një fletëpronësie, mund të ndërtojnë objekte prej 10 deri 20 metër, pa pritur ndryshime në planin urbanistik./Telegrafi/

Exit mobile version