Karl (65) dhe Sandi (55) kanë vendosur që çdo vit në një vend tjetër të kryejnë ceremoninë e kurorëzimit. Këtë e kanë bërë 12 herë nga viti 2004 kur për herë të parë janë kurorëzuar.
Dasmën e parë e kisin organizuar në tri shtete: në Afrikën e Jugut-prej nga është prejardhja e Sendy, në Gjermani-vendlindjen e Karlit dhe në Regina, qytetin kandaez ku ata jetojnë, transmeton Telegrafi.
“Ishte një përvojë fantastike kulturore”, thotë Sandi, duke potencuar se të gjitha kurorëzimet i kanë bërë sipas riteve të vendeve ku ata e kanë kryer këtë ritual.
“Kurorëzimi ynë i 13-të ‘fatlum’, sipa stë gjitha gjasava do të bëhet në Mongoli”, ka paralajmëruar Karl.
Ai tha se këtë nuk e bëjnë për të hyrë në libër të Guines-it, por pse kjo i bën të ndjehen mirë dhe është një lloj argëtimi. /Telegrafi/