Site icon Telegrafi

“Janë krijuar kushtet për zgjidhjen e kontestit të emrit”

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos shprehu bindjen e tij se janë krijuar kushtet për zgjidhjen e çështjes së emrit në vitin 2018.

“Kjo është një çështje që e mundon Greqinë dhe shtetin e saj fqinj rreth 25 vite. Mendoj se janë krijuar kushtet të cilat na lejojnë të jemi optimistë se në vitin 2018 mund të gjindet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, duke pasur parasysh edhe atë se shteti fqinj u tërhoq nga disa pozita ekstreme nga e kaluara. Nga ana greke ka vullnet dhe dëshirë të shkohet para në zgjidhjen e këtij kontesti”, tha Tzanakopoulos në intervistë për “Euronews”.

Ai theksoi se qëllimi i Qeverisë greke është të pajtim më të gjerë të mundshëm për zgjidhjen e këtij problemi, brenda në Greqi dhe ftoi partinë opozitare “Nea Dimokratia” të jetë më konstruktive./Telegrafi/

Exit mobile version