Telegrafi

A janë këto xhinse përsëri në modë? Heidi Klum tashmë rikthen stilin e vjetër

Figurat publike janë gjithmonë të parat kur bëhet fjalë për modën. Ne shohim gjëra moderne dhe të modës së pari te ato.

Shumë marka të njohura botërore dhe kompani të modës bashkëpunojnë me shumë të famshëm dhe nuk është për t’u habitur të shohësh se çfarë është e re në industrinë e modës.

Duke gjykuar nga pantallonat që veshi modelja, Heidi Klum, duket se xhinset e gjera janë përsëri në modë.

Konkretisht, modelja është fotografuar në rrugët e New Yorkut, ku po filmonte shfaqjen e saj të re të quajtur “Making the Cut”, në të cilën ajo dhe ekipi i saj po kërkojnë një yll të ri botëror të modës.

Ajo që të gjithë e vunë re në të ishin xhinset e gjera që janë qartë në modë. Heidi kishte një kombinim interesant të modës. Xhinse me xhepa të pjerrëta e të thella dhe një brez rrethi të belit.

Ndryshe, ky kombinim duket se paralajmëron një kthim të madh të pantallonave dhe xhinseve të gjera, të cilat shumë marka të njohura të modës i kanë përfshirë tashmë në koleksionin e tyre të vjeshtës. /Telegrafi/