Barcelona është ndalur nga Villarreali këtë javë në La Liga.
Katalunasit barazuan 2-2 me Nëndetësen e Verdh, edhe pse ata ishin të ‘ndihmuar’ nga gjyqtarët, të cilët akorduan penallti për Barcën e cila u shndërrua në gol nga Neymar.
Penalltia e lehtë, barazimi dhe statistikat pas ndeshjet kanë bërë që tifozët në rrjetet sociale të zhvillojnë debate të mëdha në mes veti. E gjitha kjo pasi ata mendojnë se kampionët po përkëdhelën më shumë sa që duhet nga gjyqtarët.
Të gjitha këto kanë ardhur duke parë se Barcelonës i janë dhënë 16 penallti këtë sezon, por vetëm 50 për qind të tyre i ka shndërruar në gola.
Kataluanasit me këtë rast janë bërë skuadra me më së shumti penallti në favor të tyre në La Liga që nga sezoni 1998/99.
Lojtari i cili ka fituar më së shumti penallti për kampionët e La Ligas është Neymar me gjashtë të tilla, ndërsa penalltia e sotme nga ai ngjalli gjithashtu shumë polemika si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. /Telegrafi/
A janë këto fakte që Barca është e përkëdhelura e gjyqtarëve? Gjithsesi ajo po i dëshpëron ata (Video): http://telegra.fi/Av4pcg
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 20 March 2016