Site icon Telegrafi

A janë këto armët që Kim Jong-un do të përdorë për të ‘asgjësuar’ Perëndimin? (Foto/Video)

Koreja e Veriut zbuloi raketat e reja balistike gjatë një shfaqje të ushtrisë së vendit, pasi Kim Jong-Un paralajmëroi për një sulm “asgjësues” nëse SHBA-të provojnë ta sulmojnë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, raketat balistike interkontinentale (ICBM), të cilat siç pretendon Pheniani mund të udhëtojnë mijëra milje, kanë rritur shqetësimet se shteti i fshehtë po përgatitet për një sulm të mundshëm në Uashington, pasi ato parakaluan gjatë ditës së festimeve të “Ditës së Diellit”.

Lexo po ashtu “Mund të ndjesh tokën që dridhet”: Pamje nga parada ushtarake në Korenë e Veriut (Video)

Kim i gëzuar, i veshur me një kostum të stilit perëndimor në Sheshin Kim Il-sung, përshëndeti formacionet e ushtarëve për të festuar 105-vjetorin e lindjes së gjyshit të tij.

Raketat balistike me nisje nga nëndetësja gjithashtu ishin në mesin e pajisjeve ushtarake të shfaqura për herë të parë, duke treguar një aftësi në përmirësimin teknologjik që mund ta ndihmojnë atë për të shmangur sistemet e anti-raketave.

Kim ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për siç ka thënë “provokimin e kombit të tij drejt një konflikti të armatosur me disa lëvizje agresive në rritje”, pas vendosjes së aseteve strategjike ushtarake në rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version