Në rrjetet sociale në Australi, janë publikuar disa fotografi që tregojnë për disa nga rastet më ekstreme, kur elektricistët e kanë kaluar çdo limit të sigurisë.
Por, lind pyetja nëse ata janë aq të guximshëm dhe duan ta kryejnë punën me çdo kusht, apo thjeshtë janë budallenj që nuk mendojnë për sigurinë e tyre, transmeton Telegrafi.
Një burrë i hipur në shkallët që janë të vendosura sipër katër kovave, në mënyrë që ta ndërrojë sistemin e alarmit, është njëri nga këta elektricistë.
Mirëpo, ka edhe të tjerë që nuk e kanë kryer punën si duhet, siç është rasti i vendosjes së helikës për freskim, shumë afër abazhurit, apo vënia e prizave së prapthi.
Në galerinë e plasuar më poshtë, mund të shihni disa nga rastet e rrezikshme, që janë përfshirë elektricistët me punën e tyre. /Telegrafi/