Janë identifikuar dy trupat e viktimave nga aksidenti rrugor në Leskovac të Serbisë.
68-vjeçari nga fshati Buçin i Krushevës me iniciale V.Sh. dhe 68-vjeçarja grua nga Koçani me iniciale K.K. janë dy viktimat e identifikuar nga rrokullisja e autobusit në Laskovac të Serbisë.
Siç njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë të dy viktimat janë identifikuar nga dokumentet personale.
Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet ambasadës së Maqedonisë në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Serbisë. Nga atje njoftojnë se nga ky aksident ka vdekur edhe një grua por e cila ende nuk është identifikuar.
Poashtu është konfirmuar se katër personat të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore gjenden në rrezik për jetë./Telegrafi/