Site icon Telegrafi

Janë harxhuar vaksinat kundër gripit sezonal në Maqedoni

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 27.997 të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac. Deri në javën e 47 sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë, njofton Gazeta KOHA.

Në periudhën nga java e 42 de4ri në javën e 47 të sezonit 2017/2018 janë vaksinuar gjithsej 27.997 persona. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

Exit mobile version