Telegrafi

Janë hakuar 260.000 telefona të Google

Gjiganti teknologjik, javën e kaluar është dashur të tërheqë nga Android Market, 50 aplikacione për shkak të virusit.

Google u ka dërguar mesazh paralajmërimi shfrytëzuesve të vet telefonate të cilëve janë infektuar dhe të dhënat e tyre personale janë vënë në rrezik nga virusi.

Aplikacionet me kodin malicioz janë instaluar nga 260.000 përdorues të cilët shfrytëzojnë telefona të mençur me sistemin operativ Android, ndërsa falë Reddit është zbuluar se problemi kishte qëndruar te aplikacionet e modifikuara në të cilët është vendosur Trojan DroidDream.

Udhëheqësia e Google ka reaguar shpejtë, mirëpo jo aq shpejtë për të mbrojtur disa qindra mijëra klientë.

Virusi sulmon të dhënat e ndjeshme, zbulon të dhënat e ruajtura në telefon, si edhe të vetmin ID numër të telefonit, ashtu që i mundëson krijuesit qasje në kodet dhe informatat e ruajtura në telefonin e përdoruesit.

Eksperti për siguri, Mikko Hypponen, ka thënë se ky incident tregon se Google nuk i ka testuar në tërësi aplikacionet e veta.

“Mendoj se telefonat me OS Android janë më të ndjeshëm se të gjithë telefonat tjerë për momentin”, ka thënë Hypponen për Metro.

Sidoqoftë, sistemi i ri operativ i Google, Gingerbread, nuk është i ndjeshëm në virusin DroidDream. /Telegrafi/