Site icon Telegrafi

Janë gjetur eshtrat e shkrimtarit Miguel de Cervantes

“Ai është atje”, ka thënë historiani Fernando de Prado duke bërë me gisht kah eshtrat e vendosur në një tavolinë. “Ne e dimë se disa nga eshtrat e gjetur i përkasin Cervantesit”.

Kërkimi i profilit të lartë për mbetjet e njërit nga figurat më të famshme të letërsisë botërore filluan në prillin e vitit të kaluar me një ekip prej 30 personave që kërkoi eshtrat e tij në kishën madrilene “Convento de las Monjas Trinitarias Descalas”. Ekipi kërkoi mbetjet e tij me kamera me rreze ultra-violetë, skanerë 3D dhe radarë të ndryshëm.

I lindur afër Madridit në vitin 1547, Cervantes kishte kërkuara të varrosej në kishën modeste pasi një grup fetarësh e liruan atë nga piratët.

Kur ai vdiq në vitin 1616 – një vit para se të publikonte pjesën e dytë e kryeveprës së tij – iu plotësua dëshira.

Por, lokacioni i saktë i varrit të tij kishte humbur pasi kisha ishte restauruar në fund të shekullit XVII. /koha.net/

Exit mobile version