Telegrafi

Janë gjetur dy shtetaset e huaja që ishin zhdukur në Alpet Shqiptare

Dy shtetase të humbura në rajonin e Alpeve Shqiptare më 14 gusht, janë gjetur sot.

Këtë e ka konfirmuar drejtori në Parqet Kombëtare të Malit të Zi, Admir Laliq, përmes një postimi në Facebook i cili ka thënë se janë gjetur të sigurta.

“Janë gjetur të sigurta. Shërbimi i kërkimit dhe shpëtimit i komunës Gusinje, punonjësit e parkut kombëtar Prokletije dhe policia lokale në Plavë kanë gjetur dy femra që kanë humbur që nga 14 gushti.
Unë falenderoj të gjithë që na ndihmuan për t’i gjetur ato”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe lajmin për humbjen e tyre e bëri vetë Laliq i cili kishte bërë thirrje që të shpërndahet një informatë e tillë, duke shpresuar se gjenden diku në malet e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi./Telegrafi/