Këngëtarja amerikane, Phoebe Bridgers dhe aktori Paul Mescal, bëhet e ditur se janë fejuar.
Çifti i famshëm kanë kanë dhënë lajmin për fejesë në mënyrën më delikate të mundshme.
Paul, i cili më parë luajti në “Normal People” të Hulu ndau lajmin në një intervistë me The Guardian që u botua të dielën, më 6 nëntor.
Duke folur për vendimin e tij për t’u larguar nga rrjetet sociale, Paul tha: “Unë thjesht nuk mendoj se është veçanërisht e dobishme për njerëzit që të shohin, si fjalë për fjalë ty. Mendova se ose do të zbres nga autobusi tani ose do të qëndroj në të, dhe doja të zbres. Pas 10 vjetësh mund të dëshpërohem për ditën kur u largova nga rrjetet e mia sociale, por shiko, thjesht është ajo që është”.
Intervista vazhdoi, me The Guardian duke theksuar në një fjali të vetme se të dy ishin të fejuar.
Vetë Phoebe nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por siç theksohet nga Buzzfeeed, dyshja bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në vitin 2021.
Ata janë shfaqur së bashku në disa ngjarje të tjera dhe në disa postime në Instagram, por kanë mbajtur pjesën më të madhe të tyre jashtë vëmendjes së publikut.
Para zbulimit të fejesës, Phoebe ka qenë në kopertinë të Teen Vogue në tetor të vitit 2022.
Ajo preku shumë tema të rëndësishme, duke përfshirë detaje nga muzika e jeta personale. /Telegrafi/