Andrea Pirlo është deklaruar para ndeshjes së dytë që Juventusi e zhvillon ndaj Portos në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Trajneri italian ka thënë se ata duhet të përmbysin rezultat 2-1 nda përballja e parë, derisa kishte plotë lëvdata për Cristiano Ronaldon.
Pirlo bëri të ditur se ndeshje të këtij lloji janë krijuar posaçërisht për yllin portugez që ka dëshmuar tashmë se është një lojtarë i ndeshjeve të mëdha.
“Këto janë llojet e ndeshjeve që janë bërë për Cristianon dhe ai është i motivuar dhe ka qenë në gjendje të pushojë për disa ditë”, shpjegoi Pirlo në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Ai është i ngazëllyer për të luajtur këtë lojë”.
“Është një ndeshje vendimtare, është si një finale, por kjo do të jetë gjithashtu edhe për Porton”.
“Ne duhet të kapërcejmë rezultatin negativ të ndeshjes së parë, ne duhet të japim gjithçka”, ka shtuar më tej Pirlo. /Telegrafi/