Site icon Telegrafi

Janë dhuruar kartela edukative për komunikim të lehtësuar të fëmijëve me autizëm në Maqedoni

Kartela edukative morën sot fëmijët në Qendrën ditore për fëmijë me autizëm. Bëhet fjalë për donacion nga Shkolla internacionale franceze, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kartelat janë bërë sipas PECS sistemit, që mundëson lehtësimin e komunikimit për fëmijë të cilët kanë vështirësi me të folurit. Në këtë mënyrë do të mund t’i shprehin nevojat e veta personale.

Qendra ditore për fëmijë me autizëm filloi të punojë para dy ditëve dhe ka kapacitet për përkujdesjen e 15 fëmijëve të moshës deri në 18 vjet. Në të përfshihen edhe mbrojtja jashtë institucionale të fëmijëve dhe të rinjve me autizëm, si dhe zhvillim i aftësive sociale përmes punëtorive edukative. /Telegrafi/

Exit mobile version