Site icon Telegrafi

Janë burgosur dy shtetas nga Maqedonia me 9.3 kilogramë mariuhanë

Shtetasit e Maqedonisë I.M. (32) dhe A.A (37) janë burgosur në kalimin kufitar Horgosh, në kufirin Serbi-Hungari.

Gjatë kontrollimit të rezervuarit të veturës “Opel Astra” me targa të Maqedonisë, policia ka gjetur dhjetë shishe plastike me nëntë kilogram marihuanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia Tanjug informon se për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për prodhimtarin dhe shitje të paligjshme të llojeve të drogës, të dyshuarve i’u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, me çka pas ngritjes së padisë penale do të paraburgosen, pas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë. /Telegrafi/

Exit mobile version