Site icon Telegrafi

Janë blerë 21.500 ton duhan, çmimi mesatar 196 denarë

Ndërmarrjet të cilat blejnë duhan filluan me mbylljen e disa pikave, sepse e kanë përfunduar marrjen e sasive të dakorduara.

Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të martën 31 janar, pothuajse 1 muaj e gjysëm para skadimit të afatit ligjor për blerje, 15 mars, u mbyll pika Kallugjerica në Sokotab Manastir, ndërsa të premten 3 shkurt, janë mbyllur edhe jargullica në Radovish, si dhe Ivankovci në Veles në Alijans 1.

“Duhani nga rekolta 2016 është blerë në 130 pika, ndërsa mbyllja e një pike të blerjes do të thotë se në atë vend është marrë tërë duhani. Nëse disa prodhues të duhanit në mënyrë shtesë paraqesin se kanë ende sasi, atëherë sipas Ligjit, ndërmarrja blerëse cakton ditë kur do ta hapë pikën që ta marrë duhanin e mbetur”, informon MBPEU, njofton AIM.

Deri në fund të javës së kaluar, nëntë blerësit kanë marrë gjithsej 21.564 ton duhan ose 1.500 tonë më shumë nga vlerësimet e para për rekoltën 2016, sipas të cilëve pritej të blihen rreth 20.000 tonë duhan. Çmimi mesatar i shitjes është 196.07 denarë për një kilogram, ndërsa pagesa është 89 të realizuara. Janë transferuar 3,744 miliardë denarë.

“Subvencionet për duhan arrijnë 60 denarë për një kilogram, që do të thotë se prodhuesit e duhanit mesatarisht marrin nga 256 denarë për një kilogram”, thekson Ministria. /Telegrafi/

Exit mobile version