E famshmja pëlqen të eksperimentojmë me produkte të reja gjatë gjithë kohës
E njohur si një influencuese e jashtëzakonshme në botën e trendeve dhe modës, nuk është çudi që trendin që na ka prezantuar këtë radhë, ta duam ose ta urrejmë
Tendenca në fjalë përkon me veshjen e dy palë rroba banjo.
Mund të të duket një zgjedhje aspak e rehatshme, por s’e mohon dot që është unike.
Jenner, së bashku me shoqen e saj Anastasia dhe Victoria Villarroel, prezantuan këtë qasje të re për sezonin e plazhit, ndërkohë që duken super të lumtura, duke festuar dhe bërë qejf.
Ato zgjodhën që ta përqafonin të treja këtë trend, duke zgjedhur ngjyra që i shkonin kompletit të plotë të rrobave të banjove.