Site icon Telegrafi

A janë aderimet politike sinjal për zgjedhje të parakohshme?

Aderimet e ndryshme nga njëri subjekt politik në tjetrin vlerësohen si sinjal për zgjedhje të parakohshme.

Për dallim prej partive në pushtet, të cilat nuk flasin për zgjedhje të reja, opozita dhe analistët politikë në vend thonë se aderimet apo rirreshtimet politike kanë krijuar një klimë parazgjedhore.

Madje, sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme për të tejkaluar përfundimisht krizën politike në të cilën është zhytur vendi tash e disa muaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është krijuar një klimë parazgjedhore, madje, sipas tij, zgjedhjet mund të organizohen në vjeshtë. /Zëri/

Exit mobile version