Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Mitko Jançev sonte deklaroi se qëndrimi i tij për referendumin është në pajtueshmëri me vendimin e partisë që secili të veprojë sipas bindjes personale, por se propozimi i tij ka qenë që anëtarët e partisë të thërrasin të dalin në votim dhe të votojnë “kundër” në referendum.
Jançev në deklarata për disa media elektronike tha se ai është kundër marrëveshjes me Greqinë për emrin dhe për hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së demantoi se do të votoj “për” në pyetjen e referendumit dhe tha se qëndrimin i tij në takimet e mbrëmshme të partisë e ka njoftuar përmes telefonit sepse nuk ka pasur mundësi të jetë i pranishëm në Shkup./Telegrafi/