Nuk pajtohem me vendimin e partisë në lidhje me referendumin. Unë mendoj se OBRM-PDUKM duhet të thërras anëtarët e saj që të dalin në referendum më 30 shtator dhe secili të vendos vetë “për” ose “kundër”, deklaroi për RTVM, Mitko Jançev, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.
Jançev tha se ai dje nuk ka marr pjesë në seancë e Komitetit Ekzekutiv të partisë dhe se ka votuar në telefon.
“Siç e di unë, vetëm unë isha kundër qëndrimit të partisë që qytetarët, anëtarësia, vetë të vendosin se si do të veprojnë në referendum më 30 shtator. Unë mendoj se OBRM-PDUKM duhet të ketë qëndrim të saktë, për bojkot ose dalje në referendum. Kështu nxehtë-ftohtë nuk i ngjan partisë”, tha Jançev. /Telegrafi/