Site icon Telegrafi

Jançev: Nga shtatori, shujtë falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë

Me fillimin e vitit të ri mësimor, nxënësit e klasës së parë deri në klasë të pestë në Kavadar do të kenë shujtë falas.

“Me fillimin e vitit të ri mësimor, nxënësit e klasës së parë deri në klasë të pestë në shkollat fillore në Kavadar do të kenë shujtë falas të siguruar nga Komuna e Kavadarit”, u shpreh Jançev.

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev shprehet se paratë për këtë qëllim tashmë janë siguruar nga buxheti komunal.

“Po ashtu nga 2.500 denarë do të marrin familjet të cilët nga 1 shtatori kanë nxënës në klasë të parë, kurse komuna me mjetet e buxhetit po i stimulon nxënësit e suksesshëm të cilët kanë treguar rezulatete në gara”, u shpreh Jançev.

 

Exit mobile version