Site icon Telegrafi

Jançev: Mickoski dhe Nikollovski të kërkojnë falje, në të kundërtën do t’i padis

Tani më ish-nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Mitko Jançev ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Komitetit Qendror për ta përjashtuar nga partia. Ai thotë se ndaj tij janë dërguar shumë akuza të pabaza si nënkryetar i OBRM-PDUKM-së, por edhe si individ.

“Në konferencën e djeshme nga ana e Aleksandar Nikollovskit ndaj meje u drejtuan akuza agresive dhe të ulta për kërcënime, mitmarrje dhe krim, krah për krah me Sasho Mijallkovin. Për shkak të ofendimeve të pabaza dhe joprofesionale nga ana e Hristijan Mickoskit dhe Aleksandar Nikollovskit të cilët dëshirojnë të rrënojnë autoritetin tim, kërkoj që të këkojnë falje publike. Në të kundërtën do të ngrejë padi private për shpifje dhe ofendim të personalitetit tim”, ka shkruar Jançev në profilin e tij në Facebook.

Ai ka shkruar se mendimet ndryshe në një parti moderne duhen të pranohen, diskutohen dhe më pas të gjendet rruga e vërtet, por kjo nuk ndodh në OBRM-PDUKM.

“Përpjekja ime për partinë do të vazhdoj me të gjithë kapacitetet dhe angazhim profesional. Respekti im ndaj anëtarëve të OBRM-PDUKM-së është i madh dhe do të vazhdoj me krenari si kryetar i Komunës së Kavadarit nga radhët e OBRM-PDUKM-së të vazhdoj të punojë në interes të qytetarëve”, ka shtuar Mitko Jançev.

Exit mobile version