Mitko Jançev në intervistë për “Kanal5” deklaroi se Hristijan Mickoski nuk mund ta kthejë atë në OBRM-PDUKM, sepse ai planifikon ta udhëheq partinë.
Ai tha se këtë nuk do ta bënte prapa shpinës së Hristijan Mickoskit. Ai tha se ka potencial për të udhëhequr partinë dhe pret që Mickoski t’i përgjigjet letrës së Sasho Mijallkovit.
“Këtë e them në kontestin se nëse në kongresin e ardhshëm të OBRM-PDUKM-së arrij që të bëjë një ekip cilësor, të bëjë program cilësor, nëse kam mundësi që statusin e partisë ta bëjë më demokratike dhe më liberale, po do të isha kandidat potencial”, tha Jançev./Telegrafi/