”Kam të caktuar gjykime, vetëm dy ditë kam mundësinë për të inspektuar provat e PSP, prandaj i kërkoj gjykatës të lejojë më shumë ditë për të inspektuar. Ka 25 kuti, mbi 6,000 dokumente dhe mbi 100,000 faqe, ne nuk do të mundë t’i inspektojmë.” . Këtë i tha Mile Janakieski gjykatësit Osman Shabani i cili e pranoi kërkesën për shtyrjen e seancës kryesore deri më 12 prill, dhe u dha atyre një afat deri më 12 prilli për të inspektuar provat e PSP-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në gjykim të Janakieskit u bashkuan edhe avokatët e tjerë, duke përfshirë edhe ato të Gruevskit. Ata thanë se klienti i tyre Nikola Gruevski ka vetëm dy ditë për të inspektuar, sepse ditët e tjera janë deri më 12 prill ka gjykime.
Gjykatësi Shabani qëndroi në qëndrimin se deri me 12 prill do të kenë mundësi për inspektim dhe për këta ka pasur kohë edhe më herët. /Telegrafi/