Site icon Telegrafi

Janakievski: Bëhet shkelja e të drejtave të mia njerëzore

Ndaj vendimit të Gjykatës së apelit që lejojë materialet e përgjuara të shërbejnë si dëshmi në rastet „TNT“ dhe „Toplik“, ka reaguar ish ministri i transportit, Mile Janakievski.

Sipas tij PSP u jep legjitimitet bisedave të përgjuara dhe ndjek qytetarë në bazë të dëshmive që janë marrë në mënyrë të paligjshme.

Për të kjo paraqet shkelje të së drejtës së privatësisë dhe jetës familjare, pasi përgjimi i telefonave të tyre është bërë jashtë ligjit dhe vlerëson se bëhet shkelje e të drejtave të njeriut./Telegrafi/

Exit mobile version