Site icon Telegrafi

Janakieski: Padia penale është skandal politik për diskreditimin tim

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ka reaguar pas padisë penale ndaj tij që ka ngritur SPB Prilep. Ai thotë se padia ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare është ngritur me qëllim që të diskreditohet personaliteti i tij dhe të largohet vëmendja e opinionit për mosrealizimin e asnj projekti në Komunën e Prilepit.

Janakieski ka thënë se padia e ngritur nga SPB Prilep ka qenë edhe më parë e dorëzuar në Prokurorinë Publike Themelore, ndërsa e njëjta është refuzuar si e pabazë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Padi penale kundër Mile Janakieskit për shitje joligjore të banesave
Lexo po ashtu Padi penale kundër Mile Janakieskit për shitje joligjore të banesave

Ish-ministri së bashku me deklaratën deri tek opinioni publikoi edhe një fotokopje të Gazetës Zyrtare, ku është publikuar vendimi për shitjen e banasave nën pronësi të shtetit.

SPB Prilep padinë penale kundër Mile Janakieskit dhe tre personave tjerë e ka ngritur për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Telegrafi/

Exit mobile version