Site icon Telegrafi

Janakieski: Ndërtesa e Canoskit është rrënuar në mënyrë të ligjshme

Lidhur me pyetjen e gazetarëve nëse PDU mund të ndryshojë në telefon, Ministri Mile Janakieski u përgjigj se nga PDU dhe PPU në Gazi Baba nuk janë ndryshuar në telefon, por në një procedurë të rregullt, dhe “Cosmos” u shemb në mënyrë të ligjshme dhe procedurë ligjore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se inspektorët e ndërtimit kanë vërtetuar se investitori ka ndërtuar objekt që është më i lartë për një metër gjysmë dhe se është bërë lëshim në projektin e parashikuar.

‘Vetëm të theksojë se në dy raste, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka pranuar ankesa e Canoskit për kërkesë të kushteve të lokacionit dhe lejen për ndërtim. Fakti i thjeshtë se Canoski pas përcaktimit të gjendjes faktike se objekti i ndërtuar nuk është në pajtim me projektin e paraparë, ka kërkuar të mos të shkatërrohet, por gjatë ndërtimit të ndryshojë projektin, ku ai edhe vetë ka thënë në media, konfirmoi se ka ndërtuar objekt e cila devijon nga Projekti fillestar, domethënë se ka ndërtuar në kundërshtim me atë që qëndron në projekt. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka refuzuar kërkesën e atëhershme të Canoskit që ta modifikojë projektin gjatë ndërtimit. Kërkesa është refuzuar në bazë të nenit 69 paragrafi 3 i Ligjit për ndërtim. Canovski edhe njherë konfirmon gabimin e tij kur vendimi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ka apeluar deri në Gjykatën Administrative që menjëherë ta tërheqë ankesën, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Ministeri Janakieski, përsëri sot nuk u përgjigj në pyetjen për vërtetësinë autentike të audio-inçzimit për ‘Kosmos’.

Në pyetjen ‘ a është zëri juaj në inçizimin që i ka publikuar kryetari Zaev’, ai tha ‘Nuk komentoj’. Janakieski kishte të njëjtë përgjigje edhe në pyetjen e gazetarëve ‘A fleni qetë’? ,Nuk komentoj’. /Telegrafi/

Exit mobile version