Paraburgimi shtëpiak i Mile Janakieski u hoq për lëndën “Titanik”, por paraburgimi mbetet fuqi për shkak e njëjta masë është shqiptuar për rastin e 27 prillit.
Janakieski ka ndalesë të komunikojë me ish kryeministrin Nikolla Gruevski por edhe me të dyshuarit tjerë, bashkëpartiakët e dikurshëm, Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski dhe Nikolla Boshkovski.
“Që para 10 ditëve është hequr paraburgimi shtëpiak për rastin ‘Titanik'”, u përgjigj sot ish ministri Mile Janakieski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janakieski në lëndën “Titanik” është i akuzuar për parregullsi gjyqësore. Siaps mbrojtjes së tij është e logjikshme heqja e njërës masë, për shkak se nuk mund dy paraburgime shtëpiake të vlejnë për një person.
Në bankën e të akuzuarve në lëndën “Titanik” janë 21 persona, në mesin të cilëve është edhe deputeti aktual Ilija Dimovski, ish ministrja Gordana Jankulloska, Biljana Brishkovska.
Rasti “Titanik” është një ndër rastet më të gjëra të PSP-së ku ka 191 dëshmitarë, 5.900 materiale dëshmuese, 1.000 biseda të përgjuara dhe filloi në prill të vitit të kaluar ndërsa që atëherë janë mbajtur 39 seanca./Telegrafi/