Ish-ministri Mile Janakieski është dërguar në spiralin “8 Shtatori” për kontroll dhe është kthyer përsëri në burgun e “Shkupit” në Shuto Orizare, konfirmon avokati i tij, Aleksandar Novakosvski për “A1on”.
Janakieski është ankuar për dhembje në kraharor dhe veshka. Ekipet e mjekëve e kanë kontrolluar dhe i kanë dhënë terapi dhe përsëri e kanë kthyer në burg.
Janakieski me ditë nuk ka ngrënë ushqim në burg. Ai sot u nxor në Gjykatë Penale për rastin “Talir”.
Ai është në paraburgim me kërkesë të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shkak shitjes së pronës shtetërore./Telegrafi/